VIDEO/ Punonin në kushte “skllavërie”, dëbohen 9 shqiptarët që u kapën në plantacionin e kanabisit në Spanjë

schedule10:40 - 20 Prill, 2022

schedule 10:40 - 20 Prill, 2022

SPANJË – Të cilësuar si “skllevër” për shkak të kushteve të rënda të punës që bënin në Spanjë në parcelat e kanabisit, punëtorët shqiptarë raportohet se janë dëbuar drejt vendit tonë.

Duke iu referuar mediave spanjolle, ABC mëson se bëhet fjalë për 9 shqiptarë të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin spanjoll dhe u kapën gjatë verës së 2019 në një plantacion me kanabis në Alcuéscar. Autoritetet u tronditën për shkak të kushteve të rënda që punonin shqiptarët, duke i cilësuar edhe si “skllevër”.

Në verën e vitit 2019, Garda Civile e Cáceres arriti të çmontojë plantacionin më të madh të marijuanës në provincën e Cáceres në komunën e Alcuéscar. Plot pesë hektarë në të cilat u rritën 22,000 bimë kanabisi midis dushqeve. Në këtë plantacione shqiptarët kishin bërë gati për shitje rreth 300 kg kanabis. /abcnews.al/