VIDEO/ Publikohen pamjet e rrëzimit të avionit në Pakistan me 100 pasagjerë në bord

schedule05:31 - 23 Maj, 2020

schedule 05:31 - 23 Maj, 2020

Publikohet biseda e fundit e kullës së kontrollit dhe pilotit të avionit që u rrëzua në Pakistan Në bisedën mes tyre në radio, dëgjohet piloti teksa i shpreh kullës së kontrollit shqetësimin për daljen jashtë funksionit të dy motorëve.

Aeroplani Airbus A320 me 100 pasagjerë në bord ishte nisur nga qyteti Lahore dhe do të ulej në aeroportin e Karaçit. Pak para uljes në aeroport, avioni u rrëzua në një zonë të banuar. Një kamera amatore ka filmuar momentet e fundit të rrëzimit të aeroplanit.

Sipas mediave të huaja, deri tani janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat 41 persona, por numri pritet të rritet. Nga komunikimet në radio, piloti u përpoq të ulte avionin pasi raportoi se dy motorët nuk funksiononin.

Kulla i dha leje të ulej në njërën nga dy pistat e aeroportit. Dymbëdhjetë sekonda më vonë, piloti lëshoi një tjetër sinjal emergjence. Pas këtij momenti nuk pati tjetër komunikim, ndërsa dëshmitarët thanë se para rrëzimit, aeroplani përplasi një antenë të telefonisë celulare.

Security footage shows PIA plane crashing

Security video footage shows the Pakistan International Airlines passenger plane as it crashed in Karachi Friday. PK 8303 went down with 91 passengers and 7 crew on board. https://cbsn.ws/3bXlNkV

Gepostet von CBS News am Freitag, 22. Mai 2020