VIDEO | Portieri brazilian e tepron ndaj gruas, arrestohet pas veprimit të pafalshëm

schedule17:18 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 17:18 - 18 Dhjetor, 2019

Kampionati brazilian është mbyllur dhe futbollistët po shijojnë pushimet. Jean Paulo Fernandes Filho është 24 vjeç dhe luan me Sao Paulo, ekipi ku aktivizohen edhe emra si Alexandre Pato dhe Dani Alves.

Portieri ishte nisur drejt Orlandos së SHBA për të kaluar disa ditë relaksi me gruan e tij, Milena Bemfica. Pushimet nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe mes çiftit kanë nisur problemet. Juan nuk është përmbajtur dhe ka dhunuar fizikisht bashkëshorten.

Bemfica ka bërë publike gjithçka nëpërmjet një video, teksa dallohet lehtësisht dhuna që ka ushtruar burri i saj. Juan është arrestuar menjëherë nga autoritetet amerikane, ndërsa klubi brazilian po mendon të prishë kontratën me “gardianin” e portës. /abcnews.al