VIDEO/ Pogba “djalli” që nderon United, triumfon edhe Everton

schedule23:17 - 12 Janar, 2021

schedule 23:17 - 12 Janar, 2021

Manchester United vijon me serinë e rezultateve pozitive, ndërkohë që sot ka festuar edhe Everton. “Djajtë e kuq” bënë një ndeshje të mirë në transfertë me Burnely, por goli vonoi pavarësisht sulmeve të shumta të kryesuesve të Premier League.

Maguire shënoi një gol që u anulua për faull, kurse në fraksionin e dytë ishte Paul Pogba që realizoi një gol të bukur me “volej” dhe i dha tre pikët skuadrës së Manchester United, që numëron tre pikë më shumë se Liverpool që ndjek në vendin e dytë.

NDESHJA TJETËR – Fitore edhe për Everton, që ka reaguar pas disfatës me West Ham United në ditën e parë të këtij viti. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk kishte një ndeshje të lehtë, pasi përballej me Wolverhampton në transfertë.

Everton fitoi me rezultatin 1-2 dhe ndeshja nisi me një gol të shpejtë të Alex Iwobi, i cili pas një aksioni të bukur nuk fali me një gjuajtje brenda zone. Ujqit u kundërpërgjigjen me Ruben Neves, në minutën e 14-t, kurse fatet e ndeshjes i vendosi Micheal Keane me një goditje me kokë në pjesën e dytë. /abcnews.al