VIDEO/ “Po ku kanë parë këta, dolën 8 milion makina”, Imami “show” në konferencë

schedule09:35 - 27 Shkurt, 2021

schedule 09:35 - 27 Shkurt, 2021

Fitorja në minutat shtesë me Bylisin entuziazmoi shumë futbollistët e Vllaznisë dhe tifozët. Pas festës së bërë pas ndeshjes në Ballsh, edhe në Shkodër pati një të tillë.

Makina të shumta të rreshtuara në hyrje të qytetit prisnin ekipin, ndërkohë që trajneri Thomas Brdaric përfundoi duke u hedhur në ajër nga tifozët shkodranë.

Eni Imami pas asaj ndeshje shkruante se e kishin çuar titullin kampion deri në Fushë-Krujë, por nga atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe diferenca e Vllaznisë me rivalët është përgjysmuar.

Në konferencën për mediat para ndeshjes me Tiranën, Imami dhuroi spektakël në fund, kur ju përmend titulli kampion.

“Po ashtu na nxorën kampion që me Bylisin, filluan 8 milion makina aty… Po ku kanë parë naj herë, këta janë gjithë të rinj”, u shpreh Imami teksa dilte nga salla e konferencës për shtyp. / abcnews.al