VIDEO/ Përqafimi që “dhemb” në Barcelonë

schedule15:20 - 20 Tetor, 2021

schedule 15:20 - 20 Tetor, 2021

Ronaldinho ishte i ftuari special nga PSG për ndeshjen e ditës së djeshme në Champions League përballë Leipzig, të cilën francezët e fituan me shumë vuajtje falë një golit të Mbappe dhe një dopiete të Messit.

Në momentin që lojtarët po bënin nxehjen në fushë zbret legjenda Ronaldinho, i cili i afrohet Messit, me këtë të fundit që lë menjëherë nxehjen dhe niset për të përqafuar ish-shokun e skuadrës te Barcelona.

Një përqafim shumë miqësor që dhemb në Barcelonë, pasi të dy janë legjenda të klubit katalanas.

Kujtojmë që para kësaj ndeshjeje fakti që Ronaldinho pranoi të ishte pjesë e të ftuarve special të PSG, irritoi jo pak kampin katalanas që vazhdon ta paguaj atë si ambassador të klubit. r.t/abcnews.al