VIDEO/ Perfeksion: Sulmuesja e Romës dhuron “show”, shënon golin e jetës

schedule20:52 - 20 Mars, 2021

schedule 20:52 - 20 Mars, 2021

Roma përforcoi skuadrën e femrave me shërbimet e Marija Banusic në merkaton e janarit. Sulmuesja e kombëtares suedeze, zgjodhi të vijonte karrierën tek ekipi kryeqytetas muajin e kaluar.

25-vjeçarja ka realizuar një gol të mrekullueshëm ditën e sotme në fitoren 4-3 kundër Interit. Banusic mori një krosim nga e majtë dhe me roveshatë goditi menjëherë drejt portës kundërshtare.

https://streamable.com/gabcez

Gol i mrekullueshëm, ovacione dhe festë e madhe me shoqet e skuadrës, teksa nuk mungoi heqja e fanellës gjatë këtij momenti fantastik për goleadoren Banusic. /abcnews.al