VIDEO | Pasiguri e Dokës dhe Çelhakës, Bregu vendos fatet e pjesës së parë

schedule17:48 - 15 Shkurt, 2020

schedule 17:48 - 15 Shkurt, 2020

Është mbyllur pjesa e parë mes Tiranës dhe Skënderbeut, që po luhet në Air Albania Stadium. Bardheblutë vijnë pas 8 fitoreve radhazi dhe ishin favoritë për të triumfuar në këtë takim, por pas 45 minutave të para, e shohin veten në disavantazh 0-1.

Një gol i Dejvi Bregut në minutën e 28-të vendosi fatet e pjesës së parë, me sulmuesin e “Ujqërve të Dëborës” që përfitoi nga një pasiguri e Dokës dhe Çelhakës. Dy lojtarët bardheblu nuk e larguan dot një top në zonën e tyre dhe Bregu ndëshkoi Likën nga një distancë e afërt./abcnews.al

SUPERIORE, java 22

Tirana – Skënderbeu  0-1
Bregu 28′