VIDEO/ Odise Roshi i jashtëzakonshëm, realizon dygolësh në fitoren e Akhmat

schedule18:20 - 1 Korrik, 2020

schedule 18:20 - 1 Korrik, 2020

Akhmat Grozny siguroi fitoren e dytë radhazi jashtë fushë në Premier League të Rusisë dhe Odise Roshi realizoi dy gola. Skuadra çeçene triumfoi 1-3 në fushën e Arsenal Tula, duke siguruar një trepikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën.

Estonezi Kharin zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të, ndërsa shtatë minuta më pas erdhi goli i fierakut të kombëtares shqiptare. Miqtë fituan një penallti dhe Odise Roshi nuk gaboi nga pika e bardhë.

29-vjeçari nuk u ndal dhe gjeti sërish rrjetën dy minuta përpara fundit. Goli i tetë në kampionat për këtë sezon dhe golashënuesi më i mirë të skuadrës së tij për këtë sezon. Roshi lëshoi një goditje potente dhe të bukur me të jashtmen, dhe nisi festën me shokët e skuadrës.

Në minutat shtesë, Arsenal Tula shënoi golin e nderit dhe ndeshja u mbyll 1-3. Bernard Berisha nuk u aktivizua në këtë përballje, pasi është i dëmtuar. /abcnews.al