VIDEO/ Nuk ishte parë deri më sot, dalin pamjet virale kur Arsenal merr vesh që Aubameyang ndodhej në Barcelonë

schedule10:04 - 12 Gusht, 2022

schedule 10:04 - 12 Gusht, 2022

Dihet që Aubameyang shkoi në Barcelonë pa lejen e Arsenalit, por nuk kemi parë se si ka qenë reagimi i klubit anglez kur mori vesh këtë gjë.

Në dokumentarin e Arsenalit, “All or Nothing”, në një nga episodet duket çdo lëvizje nga drejtuesit e klubit kur marrin vesh që sulmuesi Aubameyang fluturoi për në Barcelonë pa lejen e klubit të tij në atë kohë.

Aubameyang pati disa probleme me klubin, ku madje iu hoq edhe shiriti i kapitenit. Më pas, Arsenal ishte në kërkim të një blerësi, por asgjë konkrete.

Sulmuesi gabonez fluturoi më pas pa lejen e klubit të Arsenalit drejt Spanjës për t’u takuar me drejtuesit e Barçës.

Një video qarkullonte në rrjetet sociale në momentin kur Auba zbarkon në Spanjë. Drejtuesit e Arsenalit e mësojnë këtë gjë nga videot dhe shtangen kur mësojnë se sulmuesi ishte larguar nga Arsenali në drejtim të Barcelonës për të kontaktuar me ta./ h.ll/abcnews.al

@martoguy He was meant to be training but went on a plane instead 🤔 #arsenal #allornothing #aubameyang #edu ♬ Doja – Central Cee