VIDEO/ Njëri hidhte sendet e vjedhura nga dritarja, dy prisnin në kopsht, si “skifterët” shqiptarë bastisnin shtëpitë e italianëve

schedule21:07 - 29 Qershor, 2022

schedule 21:07 - 29 Qershor, 2022

Mediet italiane kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë ku 4 shqiptarë, tashmë të arrestuar kryenin vjedhje spektakolare si në filma.

Hetimet kanë nisur me identifikimin e njërës prej makinave të grabitura në një nga banesat.

KLIKO PËR VIDEON

Mes përndjekjes, kamerave të sigurisë dhe përgjimeve telefonike e mjedisore, hetuesit e ekipit celular kanë rikonstruktuar skemën e bandës dhe katër vjedhjet në banesat e kryera javën e kaluar.

Pasi mbaronin punë, ata zbrisnin përmes çative.

Lexo edhe: “Albanian Job”, arrestohen 4 “skifterët” shqiptarë në Itali, kryenin vjedhje si nëpër filma

Në video shihet se si njëri nga shqiptarët, nga Brenda banesës hedh nga dritarja objektet e vjedhura, ndërsa 2 të tjerë presin poshtë për t’i kapur. Me vrap i çojnë drejt makinës në të cilën me sa duket i priste shqiptari i katërt. Pasi “skifteri” Brenda shtëpisë del, vrapojnë drejt makinës dhe zhduken.

Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç janë gjurmuar në Rodano të provincës së Milanos, ndërsa i katërti në zonën Niguarda të Milanos. /Abcnews.al/