Video/ Një person plagos me armë 3 persona në Laç

schedule17:50 - 17 Shtator, 2018

schedule 17:50 - 17 Shtator, 2018

Një konflikt  në Laç ka përfunduar me tre perosna të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen “Sanxhak ” të qytetit.

Të plagosur janë Islam, Bajram dhe Gazmir Shafloqi të cilët jane transportuar në spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe autori Gege Gega pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Shkak për plagosjen e trefishtë dyshohet një konflikt i çastit. Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit, tip automatik.

Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plote të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al