Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nipi i masakroi gruan, Hair Saliaj tregon si e mësoi ngjarjen: Kërkoj drejtësi

schedule12:51 - 8 Janar, 2020

schedule 12:51 - 8 Janar, 2020

Drita Saliaj, 51 vjeç përcillet sot në banesën e fundit. Ajo u gjet ditën e djeshme e mbytur në rezervuar, ndërsa policia zbardhi ngjarjen e rëndë kriminale. Drita ishte grabitur, dhunuar në banesën e saj, e më pas tre autorët, njëri prej tyre, nipi i bashkëshortit e hodhën në rezervuar.

Ajo jetonte e vetme në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa bashkëshorti Hair bashkë me dy djemtë janë kthyer nga Greqia pasi mësuan lajmin e kobshëm.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat Hair Saliaj pohoi se kishte telefonuar gruan, por nuk ishte përgjigjur.



“Më njoftoi vëllai për ngjarjen, më tha se është dera e mbyllur e kishte gjetur shtëpinë përmbys. Drita kishte ndenjur shumë here vetem dhe nuk kishte shprehur shqetësim. Unë kërkoj drejtësi, të dënohen autorët”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!