Tottenham ngec i pari, Liverpool e pason, ndërkohë që dita në Premier League kishte nisur me një fitore 3-0 të Southampton kundër Sheffield United. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, edhe pse shënoi para Crystal Palace me Harry Kane, nuk ia doli dot ta ruante epërsinë.
Mundësitë për të shënuar ishin disa për Tottenham, por Jeffrey Schlupp dhjetë minuta para mbylljes së ndeshjes i ndëshkoi dhe u mohoi fitoren. Minutat e fundit nuk sollën ndryshim rezultati, por sërish “Spurs” ruajnë kreun.
Liverpool nuk përfiton, pasi ndalet 1-1 në Londër. Fulham i ndëshkoi “The Reds” me Reid pas 25 minutash lojë. Të besuarit e Jurgen Klopp u hodhën në sulm për të barazuar dhe vetëm në minutën e 97-të ia arritën qëllimit.
Salah shënoi me penallti në portën e Fulham dhe shmangu humbjen, duke mos mundur të parakalojnë kryesuesit e Tottenham. Këtë javë përfitoi Southampton, që u ngjit në vendin e tretë. Adams, Armstrong dhe Redmond ndëshkuan Sheffield United dhe i dhanë tre pikët “Shenjtorëve”. /abcnews.al


