Një video tronditëse në të cilën shihet rrëshqitje e dheut në ishullin grek Samos menjëherë pas tërmetit me magnitudë 6.7 Rihter u publikua nga një banor i ishullit.
Tërmeti tronditi pothuajse të gjithë Greqinë, ndërsa siç shihni në videon më poshtë, një rrëshqitje e dheut ndodhi në zonën e Avlakia të ishullit.
Nga tërmeti, një copë e madhe shkëmbi u shkëput dhe përfundoi në det fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Video më poshtë është nga ishulli grek Samos, ku siç duket deti ka dalë në tokë pas tërmetit.
https://www.youtube.com/watch?v=g74_2ojH24o&feature=emb_title
Ndërtesa të shkatërruara e të përmbytura shihen ngado, ku në zonë pati edhe cunami.
n.d./abcnews.al


