VIDEO/ “Mos më pyet”. Trump debaton me gazetaren dhe largohet nga konferenca për shtyp 

schedule06:30 - 12 Maj, 2020

schedule 06:30 - 12 Maj, 2020

Presidenti i SHBA, Donald Trump ndërpreu papritur konferencën e tij të pas debati, ku ai i kërkoi gazetaressë CBS News të “pyeste Kinën” për pyetjen e saj dhe më pas refuzoi të merrte një pyetje nga një reporter tjetër i Shtëpisë së Bardhë.

Weijia Jiang, një korrespodent i Shtëpisë së Bardhë për CBS News, e pyeti Presidentin pse ai e sheh testimin e koronavirusit si një konkurs global kur më shumë se 80,000 amerikanë kanë vdekur.

“Ndoshta kjo është një pyetje që ju duhet t’ia bëni Kinës. Mos më pyet. Bëja Kinës atë pyetje, mirë?” iu përgjigj presidenti Trump.

Pas këtij debati me gazetaren, Trump u largua nga konferenca për shtyp duke mos iu përgjigjur më gazetarëve të tjerë.