VIDEO/ Mjafton goli i Grudës, Vllaznia mposht në transfertë Teutën

schedule17:55 - 28 Nëntor, 2023

schedule 17:55 - 28 Nëntor, 2023

Vllaznia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për në “Final Four” në sfidën e sotme ndaj Teutës, ku shkodranët triumfuan me rezultatin minimal 0-1 kundër Teutës.

Goli i sfidës erdhi në minutën e katërt, ku Gruda del i vetëm përball me Demën dhe nuk gabon përpara portës. Pjesa e parë kishte intensivitet, ku nuk munguan faullet.

Në të dytën, Vllaznia ishte më pranë golit të dytë, por që nuk e arritën ta realizonin. Megjithatë, shkodranët marrin tre pikët në shtëpi dhe tashmë renditen në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 12 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Grudës