VIDEO | Messi magjik, Barcelona thyen Betisin në një sfidë spektakolare

schedule23:24 - 9 Shkurt, 2020

schedule 23:24 - 9 Shkurt, 2020

Takimi mes Real Betis dhe Barcelonës, ishte spektakolar! Plot 5 gola u panë në këtë sfidë, përmbysje dhe dy kartonë të kuq. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, falë penalltisë së Sergio Canales.

Megjithatë, Barcelona barazoi shumë shpejt me De Jong. Nabil Fekir riktheu Betisin në avantazh, ndërsa Busquets në fundin e pjesës së parë, barazoi sërish shifrat. Në të dytën, do të kishte vetëm një gol, i shënuar nga mbrojtësi francez, Clement Lenglet.

Ky gol, i dha dhe fitoren Barcelonës. Pikërisht Lenglet, si dhe Fekir, u ndëshkuan me kartonë të kuq në këtë ndeshje, ndërsa Lionel Messi, bëri një sfidë të shkëlqyer, duke i asistuar të tre golat e katalanasve./abcnews.al

La Liga, java 23

Real Betis – Barcelona  2-3
Canales 6′, Fekir 26′ / De Jong 9′, Busquets 45+4′, Lenglet 72′