VIDEO/ Me shpejtësi “skëterrë”, momenti kur makina përplas motoçikletën merr përpara një 5-vjeçare

schedule15:26 - 31 Janar, 2023

schedule 15:26 - 31 Janar, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil ku një makinë me shpejtësi “skëterrë” ka përplasur një motoçikletë dhe ka marrë me vete një vajzë 5 vjeçare duke thyer xhamin e një biznesi.

Mediat e huaja raportojnë se shoferi i makinës ka qenë në gjendje të dehur.

Videoja e kamerës së sigurisë, ka kapur momentin kur makina fillimisht ka përplasur një motoçikletë dhe në pas ka “rrëmbyer” 5-vjeçaren.

Vajza e vogël në momentin e aksidentit ishte duke luajtur pas një vazoje me lule kur makina doli jashtë kontrollit dhe e goditi duke e futur brenda biznesit.

Ndonëse xhami i biznesit u thye, vajza e cila ka rënë në një sedilje shihet në këmbë menjëherë pasi është tërhequr nga një burrë që i kishte shmangur makinës me shoferin e dehur në momentet e fundit.

Policia njofton se vajza e mitur nuk ka mbetur e lënduar rëndë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al/