VIDEO/ Më në fund Gareth Bale, Tottenham dhe Mourinho në vend të dytë

schedule22:12 - 1 Nëntor, 2020

schedule 22:12 - 1 Nëntor, 2020

Tottenham siguroi një tjetër fitore në kampionat, që ka ngjitur djemtë e Jose Mourinhos në vend të dytë të Premier League me 14 pikë, dy më pak se kryesuesit e Liverpool.

Spurs fituan 2-1 në shtëpi kundër Brighton, me Gareth Bale që gjeti golin e parë sezonal. Sfida u zhbllokua nga Harry Kanë në minutën e 13-të.

Kapiteni fitoi një penallti, e ekzekutoi saktë atë dhe kaloi vendasit në avantazh. Miqtë reaguan në minutat e para të pjesës së dytë. Tariq Lamptey mposhti francezin Lloris dhe barazim 1-1.

Golat dhe rastet e TOTTENHAM-BRIGHTON

Tottenham nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores. Jose Mourinho hodhi Bale në fushë në minutën e 70-të dhe uellsiani ia shpërbleu tre minuta më vonë.

Dalje shpejtë e ekipit londinez dhe Tottenham u rikthye në avantazh falë dy ish-lojtarëve të Real Madrid. Krosim i Sergio Reguilon dhe gol me kokë i sulmuesit 31-vjeçar. /abcnews.al

Premier League, java e shtatë
Tottenham-Brighton 2-1
(Kane (pen) 13′, Bale 73′ / Lamptey 56′)