VIDEO/ Manchester United për turp, Tottenham i “shtyp” me 6 gola!

schedule19:27 - 4 Tetor, 2020

schedule 19:27 - 4 Tetor, 2020

Është mbyllur takimi mes Manchester United dhe Tottenham Hotspur, me miqtë që kanë marrë një fitore të madhe 1-6. Rezultat i pabesueshëm dhe i paparashikueshëm, pasi përballë ishin dy skuadra të mëdha të Anglisë.

Madje, dukej se United ishte ekipi favorit, kur shënoi që në minutën e dytë të sfidës, me anë të Bruno Fernandes me penallti. Por vetëm dy minuta më vonë, mesfushori i Tottenham Ndombele, barazoi dhe që nga ai moment, United mori “dyshezën”.

Son shënoi për të çuar shifrat në 1-2, para se Kane dhe sërish Son të vendosnin rezultatin e pjesës së parë në 1-4. Aurier dhe Kane shënuan në pjesën e dytë dhe rezultati final i sfidës, u vulos në 1-6. Solskjaer me shumë gjasa do të shkarkohet, ndërsa Mourinho do të jetë për shumë ditë në qendë të vëmendjes së mediave…/abcnews.al

GOLAT/ UNITED  1-6  TOTTENHAM