Video/ Makina përfundon në arë, plagosen disa persona

schedule11:06 - 1 Maj, 2018

schedule 11:06 - 1 Maj, 2018

Pesë persona u dëmtuan nga përplasja e dy makinave në autostradën Fushë Krujë – Milot. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Thumanës dhe të demtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja, njëra nga makinat ka përfunduar në parcelë në anë të rrugës.

Të plagosurit u dërguan në spital për mjekim, kurse policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Tre nga të dëmtuarit ndodhen në gjendje më të rëndë, kurse dy persona mjekuan plagët dhe u larguan./abcnews.a