VIDEO/ Lule dhe pastaj turpërim, City i tregon muskujt kampionëve

schedule23:12 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:12 - 2 Korrik, 2020

Festa e titullit kampion, pas 30 vitesh, sa duket e ka vënë në gjumë skuadrën e Liverpool, që sot u prit me buqeta lulesh nga Manchester City dhe më pas mori një lumë golash në portën e mbrojtur nga Alisson.

Kjo përballje u mbyll me rezultatin 4-0 dhe me siguri tifozët e The Reds nuk janë ndjerë mirë. Gjithsesi titullin e kanë arkivuar dhe mezi presin sezonin e ri.  City ishte një makineri golash dhe shpërtheu që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola. Sterling fitoi një penallti që u kthye në gol nga De Bryune.

Dhjetë minuta më pas, sulmuesi mori skenën vetë dhe shënoi edhe golin e dytë për Manchester City. Nuk mund të mos spikaste edhe Phil Foden, talenti i madh që po rritet te “Qytetarët”. Një aksion model dhe mesfushori u tregua i saktë, në goditjen finale.

Me tre gola avantazh City iu drejtua dhomave të zhveshjes. Liverpool, edhe pse me yje si Salah, Mane e Firmino në sulm, nuk ia doli të shënonte qoftë edhe një gol nderi. Madje, pësoi edhe një herë tjetër, duke marrë një shuplakë të rëndë pas titullit kampion. Sterling ishte autori i golit, ndërkohë që VAR anuloi rrjetën e tundur në shtesë nga Mahrez. /abcnews.al

24′ – GOLI I PARË I MANCHESTER CITY, DE BRUYNE REALIZON ME PENALLTI NË PORTËN E LIVERPOOL

34′ – STERLING, PASI FITOI PENALLTINË, SHËNOI GOLI E DYTË PËR MANCHESTER CITY

45′ – AKSION MODEL DHE NJË TALENT I CITY REALIZON EDHE GOLIN E TRETË. FESTON PHIL FODEN

66′ – CITY NUK E NDAL HOVIN DHE REALIZON SËRISH, ME RAHEEM STERLING