VIDEO/ Leicester me shpirt maceje, i merr barazimin Manchetser United

schedule15:27 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:27 - 26 Dhjetor, 2020

Nisi dhe përfundoi me spektakël. Manchester United dhe Leicester City u ndanë në barazim 2-2 mesditën e sotme. Në minutën e dytë Rashford humbi një rast flagrant me Kokë, por në minutën e 23-të tundi rrjetën dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Leicester City tregoi edhe njëherë se është kockë e fortë në Premier League dhe  barazoi në minutën e 31 me një gol të bukur nga jashtë zone të Barnes, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Në të dytën kishte sërish gola. Manchester United riktheu avantazhin më një kombinim perfekt të Cavanit dhe Fernandes, me këtë të fundit, që tundi rrjetën në minutën e 79-të. Leicester City u rikthye sërish nga fundi dhe barazoi në minutën e 85-të me Vardy.

Nga një pikë për të dy skuadrat pas një ndeshje spektakolare. Manchester United renditet në vendin e tretë, poshtë Leicester, që ka një pikë dhe një ndeshje më shumë. /abcnews.al

Premier League, Java 15
Leicester City-Manchester United 2-2
Shënues:
Rashford 23, Fernandes 79’/ Barnes 31′, Vardy 85′