VIDEO | Leicester ka harruar të fitojë, triumf shprese për “Kanarinat”

22:53 | 28/02/202022:530

Leicester City ka harruar të fitojë në kampionat dhe me këtë ecuri rrezikon kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. “Dhelprat” e Rodgers u mposhtën në fushën e Norwich 1-0 dhe kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore në Premier League.

Miqtë dominuan, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë. Norwich ia doli të zhbllokonte ndeshjen 20 minuta përpara fundit falë mbrojtësit Lewis. 22-vjeçari lëshoi një diagonale shumë të bukur dhe mposhti danezin Schmeichel.

Fitore shumë e rëndësishme për “Kanarinat” e vendit të fundit, që janë ngjitur në kuotën e 21 pikëve. Zona e shpëtimit është katër pikë larg dhe Norwich shpreson të arrijë të tjera rezultate pozitive për të siguruar qëndrimin në elitë. /abcnews.al

Norwich-Leicester City 1-0
(Lewis 70′)

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono