Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kosova në këmbë! “Jo në emrin tim” – protesta të forta në Hagë dhe Prishtinë pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

schedule12:04 - 16 Shtator, 2026

schedule 12:04 - 16 Shtator, 2026

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovë janë shënuar reagime të shumta nga qytetarë që kanë kundërshtuar vendimin.

“Jo në emrin tim” është një nga thirrjet që është përsëritur në rrjetet sociale, por edhe në vende të ndryshme të Kosovës, ku qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit.

Protesta të forta janë regjistruar në Hagë dhe Prishtinë pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Reagimet janë shoqëruar edhe me fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!