VIDEO/ “Ishte avion i CIA-s”: Dalin pamjet, shtohet misteri për aksidentin ajror në Afganistan

15:28 | 27/01/202015:280

Gjatë mesditës së sotme BBC raportoi rrëzimin e një avioni me 83 pasagjerë në jug-lindje të Afganistanit, në një zonë të kontrolluar na talebanët.

BBC raportoi fillimisht së bëhej fjalë për një avion të Ariana Afghan Airlines, por kompania mohoi gjithçka duke theksuar se dy avionët e saj që kishin qenë në fluturim në atë orë kishin mbërritur me sukses në destinacion, raporton abcnews.al.

Por, nuk zgjati shumë se lajmi mori rrjedhë tjetër.

Banorë lokalë të zonës Deh Yak në Afganistan ku u rrëzua avioni filluan të publikojnë në rrjetet sociale pamje nga aksidenti duke zbuluar detaje të rendësishme mbi ngjarjen që tashmë është kthyer në një mister të madh.

Nga pamjet duket që avioni rrëzuar nuk avion linje por një “Bombardier E-11A”, i cili përdoret nga ushtria amerikane për të koordinuar komunikimin me ushtarët në zonat luftarake, raporton abcnews.al.

Madje, talebanët theksuan se me rënien e avionit kishin vdekur edhe disa pjestarë të CIA-s, por ky është një informacion ende i pasaktësuar.

Nuk dihet ende se sa të vdekur ka nga ky rrëzim dhe nëse avioni ra për shkaqe teknike apo nëse u qëllua nga toka me raketa pasi po fluturonte mbi një zonë që kontrollohet nga talebanët. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono