Një avion i kompanisë “Air Canada” doli nga pista e qarkullimit pas uljes në aeroportin ndërkombëtar Montreal-Trudeau.
“Fluturimi AC774 nga Los Anxhelosi drejt Montrealit, i operuar me një Boeing 737 MAX, doli nga pista e qarkullimit gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar Montreal–Trudeau, rreth orës 16:00”, njoftoi kompania ajrore në rrjetin social amerikan X.
Kompania bëri të ditur se nuk ka patur raportime për persona të lënduar.
“Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i AC774 kanë zbritur nga avioni dhe ndodhen në terminal”, tha “Air Canada” në një përditësim të mëvonshëm.



