VIDEO/ I riu lyen me benzinë dhe i vë zjarrin super “Mercedesit” 200 000 USD

schedule12:59 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:59 - 26 Tetor, 2020

A mund t’i vesh zjarrin një super Mercedesi me vlerë 200 mijë dollarë?! Vloggeri rus Mikhail Litvin nuk e ka menduar dy herë duke ndërmarrë aktin ekstrem pas konfliktit me shitësin e makinës në Moskë.

Gjithçka ndodhi sipas tij pasi e kishte çuar makinën 5 herë për rregullim, gjë e cila nuk ishte normale sipas tij, raporton abcnews.al.

“Mendova se çfarë mund të bëj tani me makinën timë? Zjarri është zgjidhja pas konfliktit me kompaninë”, shkroi ai teksa postoi videon e djegies së makinës Merdecës AMG GT 63 S.

Në fund, ai largohet me një makinë të vjetër ruse të tipit ZAZ, e cila e do edhe një të shtyrë për tu nisur. /abcnews.al