VIDEO/ Grushte dhe karrige në ajër, sherri mes ultrasve para derbit

schedule13:39 - 23 Janar, 2021

schedule 13:39 - 23 Janar, 2021

Derbi i kryeqytetit u shoqërua me tension dhe përplasje mes dy tifozerive. Partizani dhe Tirana u ndeshën mes tyre në “Elbasan Arena” ditën e enjte, sfidë që u fitua 1-0 nga ekipi i Ilir Dajës.

Goli i Eraldo Çinarit i dhuroi suksesin e madh Partizanit, teksa nuk munguan përplasjet mes grupimeve ultras që mbështesin skuadrat e kryeqytetit.

Flakadanë, gurë dhe të arrestuar. Dy tifozë përfunduan në pranga, teksa 14 të tjerë janë në hetim nga policia. Një përplasje e fortë ka ndodhur edhe brenda një lokali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @mentalitet_guerrils

Aty kanë qenë ultras të Tiranës, teksa në një moment të caktuar kanë zbarkuar Ultras Guerrils, tifogrupi kryesor që mbështet Partizanin.

Siç dallohet në video, ka grushte dhe përdorim karrigesh, teksa nuk mungon ironia ndaj “armiqve” të përjetshëm: “Ju vijmë në lokal e ju nxjerrim me shpulla nga vrima e miut“. /abcnews.al