VIDEO/ Goli i Ronaldos me Gjermaninë nga tjetër pamje, UEFA i mat shpejtësinë

schedule10:57 - 23 Qershor, 2021

schedule 10:57 - 23 Qershor, 2021

Gjermania e shkatërroi Portugalinë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Euro 2020, duke e mundur me shifrat 4-2, por nuk mund të mos e veçojmë golin e parë të ndeshjes, të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi gjeti rrjetën në minutën e 15 në një kundërsulm, ku 36-vjeçari “fluturoi” për të ndjekur aksionin. Në një video me pamje nga lart UEFA ka matur kohën që Ronaldos i është dashur të arrijë nga njëri cep i fushës, në tjetrin.

Për 14.5 sekonda Ronaldo përshkroi 95 metra, derisa tundi rrjetën e Gjermanisë dhe hapi sfidën. Mosha ende nuk është barrë për portugezin dhe ai tregon çdo ditë se mund të japë ende në këtë lojë. /abcnews.al