VIDEO | Gjoka pret përforcime, Shkëndija akord me një anonim

schedule10:38 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 10:38 - 21 Dhjetor, 2019

Aldair Sapalo Amaro Neto, kështu quhet lojtari më i ri që Shkëndija e Tetovës e pret në merkaton e janarit. Sportmedia.mk raporton se sulmuesi anësor do të bashkohet me kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, pasi akordi është arritur.

Lojtari nga Angola, me pasaportë portugeze, luan si sulmues krahu dhe maksimumi i tij ka qenë në vitin 2015, kur ishte pjesë e Maritimo II dhe luante në ligën e dytë portugeze. Zakonisht është aktivizuar në ligën e tretë dhe vjet ishte pjesë e Gafanha.

Vetëm tre ndeshje të luajtura dhe është e vështirë të gjesh informacion nëse ka luajtur pas gushtit të vitit 2018. E çuditshme një lëvizje e tillë, kur mendon objektivat e klubit të Shkëndijës. /abcnews.al