Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Surprizon Ernest Gjoka! Final 4, Kombëtarja e Superliga në “skanerin” e trajnierit të njohur

schedule11:30 - 2 Qershor, 2026

schedule 11:30 - 2 Qershor, 2026

Egnatia shkruan historinë dhe ngre për herë të tretë trofeun e kampionit të Shqipërisë. Por ndërsa në Rrogozhinë festohet, debati sapo ka nisur. A e nxori vërtet kampionin më të mirë formula “Final 4” apo i ndryshoi rregullat e garës deri në fund?

Me pikë të barabarta me AF Elbasanin, Egnatia triumfoi falë ndeshjeve direkte dhe golavarazhit më të mirë. Një sezon i gjatë prej 36 javësh u vendos në një fazë finale që vazhdon të ndajë opinionin e futbollit shqiptar.

Ndërkohë, një tjetër pyetje po bën xhiron e stadiumeve: pse tifozët munguan pikërisht në ndeshjet që duhej të ishin festa më e madhe e kampionatit? A dështoi “Final 4” të sjellë emocionin e premtuar?



Nga ana tjetër, Kombëtarja nis një epokë të re me trajnerin italian Rolando Maran. A është ai njeriu i duhur për të çuar Shqipërinë në një tjetër nivel? Dhe pse Federata vazhdon të besojë tek trajnerët e huaj?

Për kampionët, formulën që po polemizohet, tifozët që nuk erdhën dhe të ardhmen e Kombëtares, në një bisedë pa doreza pati në AC e Mëngjesit me trajnerin Ernest Gjoka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!