VIDEO/ Girona vazhdon marshimin, dopieta e Stuani mban në vendin e parë “bardhekuqtë”

schedule16:46 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 16:46 - 2 Dhjetor, 2023

Girona po vazhdon sezonin e saj të magjishëm, teksa mesditën e kësaj të shtune ka siguruar fitoren e radhës, në elitën e futbollit spanjoll, teksa në “Estadio Municipal de Montivili” ka mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, skuadrën e Valencia, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të La Liga-s.

Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, ku të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin miqtë e Valencia, me “bomberin”, HUugo Duro, që shënoi në minutën e 56’-të të sfidës, mirëpo një dopietë e “veteranit”, Cristhian Stuani, në minutat 82’ e 88’ përmbysi gjithçka, duke e çuar në 12 numrin e fitoreve sezonale.

Falë këtij 3 pikëshi të radhës, skuadra e Girona ngjitet në kuotën e 38 pikë, duke u shkëputur kështu me 3 pikë, nga “galaktikët” e Real Madrid, me këta të fundit, që do të përballen pasditen e kësaj të shtune, me Granada-n e Myrto Uzunit, ndërsa Valencia mbetet në vendin e 10-të të renditjes, me 19 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: