VIDEO/ FSHF mbyll sytë para turpit, si u godit me këpucë e shishe afrikani i Laçit

schedule22:13 - 16 Prill, 2021

schedule 22:13 - 16 Prill, 2021

Tashmë nuk quhet më vetëm Komisioni i Disiplinës, por Komisioni i Disiplinës dhe Etikës. Gjithsesi në atë komision Etikën e kanë humbur prej kohësh, pasi me siguri po merret me ndeshjen e Kupës mes Bylisit dhe Tiranës.

Turpin e asaj ndeshjeje e kanë ngrënë me bukë, edhe pse sportdashësit u ofenduan me një ndeshje skandaloze. Po në të njëjtin stadium pati edhe një sherr të turpshëm, në ndeshjen Bylisi-Laçi.

Edhe pse e gjithë Shqipëria e pa se çfarë ndodhi, në fund u dënuan vetëm dy lojtarë. Zyrtarët e ndeshjes mbyllën sytë, në zyrat e FSHF nuk kishin DVD të shikonin pamjet filmike.

 

Nuk kanë ende në fakt, pasi së fundmi u pa vetëm shkelmi i Erhun Obanor, mbrojtësit të Laçit që akuzoi për racizëm. Nigeriani mori një dënim të merituar me pesë ndeshje pezullim, pasi bëri një gjest që nuk i shkon për shtat një futbollisti profesionist.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SportiShqiptar.info (@sportishqiptar.info)

Gjithsesi nuk i la gjë mangët as Demir Imeri, i cili ju kthye me një shkelm mbrojtësit të Laçit. Asnjë dënim për të, në FSHF Komisioni Disiplinor dhe i Etikës nuk mundet të shikojë pamjet e sherrit dhe të dallojë gjithçka ndodh.

Nëse në fushë nuk ka pasur racizëm ndaj Obanor, tashmë në njëfarë mënyre ushtrohet nga organet disiplinore në FSHF. Zyrtarët e ndeshjes kanë mbyllur sytë, ndërkohë që vetë ata, që klubi shkodran i fut në stadium, nxjerrin hapur mëkatet e bëra.

Obanor, teksa dilte nga fusha e lojës së bashku me Albion Markun, duhet të duronte ofendimet, goditjet me shishe dhe një këpucë të hedhur në drejtim të tij dhe shokut të skuadrës. Asnjë dënim i marrë për Vllazninë.

Nëse nuk e i kanë parë pamjet në FSHF, mjaftojnë të shikojnë videot e publikuara në rrjetet sociale. Ende në vendin tonë ka nga ata që krenohen me sjelljet e pahijshme, si kjo në videon e mëposhtme, që nuk u shkon për shtat drejtuesve a sportdashësve shkodran, kushdo i ka bërë. / abcnews.al