VIDEO/ EURO 2020 i ka të gjitha, ky është autogoli që po çmend rrjetin

schedule18:48 - 23 Qershor, 2021

schedule 18:48 - 23 Qershor, 2021

Martin Dubravka ishte heroi i Sllovakisë për disa minuta. Portieri i Newcastle ndali Spanjën të kalonte në avantazh nga penallti.

Ai ndalu sulmuesin Alvaro Morata dhe festoi, por më pas i zhgënjeu shokët e skuadrës me autogolin e shënuar.

Pasi topi u përplas në traversë, ai e devijoi topin si në volejboll drejt e në rrjetë. Komente të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale.

Spanja ka shënuar edhe golin e dytë, me mbrojtësin Aymeric Laporte të Manchester City. Sërish portieri Dubravka ishte protagonist me daljen e tij. /abcnews.al