VIDEO-Ekipi po stërvitej, momenti kur shpërthen raketa pranë stadiumit në Izrael

schedule18:47 - 15 Maj, 2021

schedule 18:47 - 15 Maj, 2021

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës jo vetëm që nuk po ndalet por po thellohet akoma më shumë me sulmet me raketa nga Hamasi dhe kundërpërgjigje të forta nga Tel Avivi, që deri tani kanë lënë mbi 100 viktima, mes të cilëve shumë fëmijë dhe gra.

 

Mediat izraelite kanë publikuar pamjet e momentit kur një raketë përfundon shumë pranë stadiumit të ekipit Hapoel Holon, që në ato çaste po stërvitej.

Raketa ra rreth 200 metra pranë stadiumit./ Abcnews.al