VIDEO/ “Edhe ne në studio rrezikojmë karton”, Pinari reagim ekip pas derbit

schedule15:13 - 22 Janar, 2021

schedule 15:13 - 22 Janar, 2021

Luan Pinari është bërë protagonist ditë e djeshme, pas derbit të kryeqytetit që u fitua nga Partizani me një gol të Erald Çinarit. Ish-lojtari i të kuqve dhe Tiranës, si zakonisht ishte pjesë e emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Pas ndeshjes u diskutua në lidhje me rastet e dyshimta dhe në fokus normalisht ishin kartonët e kuq që u dhanë për Jurgen Bardhin dhe Idriz Bathën, lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë në fillim të pjesës së dytë.

“Nëse në këto ndërhyrje jepen kartonë të verdhë, i bie që edhe ne këtu në studio të ndëshkohemi me të verdhë”, tha Pinari, i cili u mbështet edhe nga Gjergji Muzaka, i cili gjithashtu ishte pjesë e panelit. /abcnews.al