VIDEO/ “E shtyu i pari Ramos”, zbulohet prapaskena e penalltisë në El Clasico

schedule18:36 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:36 - 26 Tetor, 2020

Martinez Munuera ka përfunduar në shënjestër të Barcelonës dhe shkak është penalltia e akorduar në favor të Real Madrid. Ronald Koeman nuk u përmbajt në konferencë shtypi: “Nuk e kupton VAR-in, çdo vendim merret kundër nesh.

Në pesë ndeshje nuk ka asnjë vendim në favorin tonë dhe janë disa raste: penalltia ndaj Messit kundër Sevilla, kartoni i kuq kundër Getafe dhe tani në El Clasico”. Dueli mes Clement Lenglet dhe Sergio Ramos është komentuar gjatë dhe vazhdon të komentohet.

Ajo që i hedh benzinë zjarrit së fundmi është komunikimi i asistentit me arbitrin Munuera. Sport shkruan se ai i ka thënë arbitrit kryesor se ka gabuar me Lenglet, ndërkohë gjithçka ndodh gazeta katalanase e konsideron një skandal.

Te Barcelona janë të bindur se po sulmohen dhe po mendojnë të kërkojnë audion e VAR-it, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në atë episod. Gjithashtu katalanasit kanë përgatitur edhe një ankesë për gjykimin dhe do e dorëzojnë në Federatën Spanjolle të Futbollit. /abcnews.al