Video e Lefter Allës duke thithur kokainë, vjen reagimi epik i ish-ministrit

schedule19:23 - 22 Janar, 2020

schedule 19:23 - 22 Janar, 2020

Video e publikuar nga gazetari i Abc News, Artan Hoxha i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Pamja e rëndë e kryebashkiakut pritet të sjellë edhe reagime të shumta në politikë.

Teksa PD në një deklaratë zyrtare kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani këtë situatë ka zgjedhur ta komentojë me nota humori.

“Ishim për bukuri me Lefter Kokën, kot u ngatërruam me Lefter Hundën”, shkruan Manjani në një postim në Facebook.

Nga ana tjetër videon e publikuar Alla e cilësoi si montazh, ndonëse pamja siç theksoi gazetari Hoxha është shumë e qartë./abcnews.al