Fitore me “poker” dhe vendi i parë në renditje. PSG nuk hasi probleme në ndeshjen jashtë fushe kundër Nimes. Suksesi i pestë radhazi për kampionët e Francës dhe vendi i parë me 15 pikë (po aq sa ka Rennes) në Ligue 1 pas javës së shtatë.
Vendasit e nisën shumë keq takimin dhe mbetën me dhjetë lojtarë pas largimit me të kuqe të mbrojtësit Landre në minutën e 12-të. Zhbllokimi erdhi pas gjysmë ore lojë. Aksion i shpejtë i PSG-së me dy pasime dhe gol i Kylian Mbappe, i cili driblon edhe portierin.
Tre golat e tjerë erdhën në fraksionin e dytë të ndeshjes. Alessandro Florenzi dyfishoi shifrat në minutën e 78-të, para se Mbappe të gjente golin e dytë personal. Festë edhe për spanjollin Sarabia në fund, i cili vulosi triumfin 0-4 për ekipin e Tuchel. /abcnews.al
? Final whistle! Behind a @KMbappe brace and a great match by @Pablosarabia92, @PSG_English bags 3 points in Nîmes | #NOPSG pic.twitter.com/q8rVbHoZya
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) October 16, 2020