VIDEO/ E frikshme në Meksikë, balena godet dhe fluturon në ajër varkën me turistë

schedule12:58 - 27 Prill, 2022

schedule 12:58 - 27 Prill, 2022

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Meksikë, kur një barkë e vogël që transportonte turistë është goditur rëndë nga një balenë, duke bërë që ajo të ngrihet në ajër.

Videoja e publikuar nga autoritetet në Meksikë tregon momentin e përplasjes së fortë.

Tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital.


Autoritetet thonë se një pasagjer tjetër u dërgua nga personeli i marinës në një klinikë.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile tha se pilotët e varkës mund të mos e dinin se balena ishte nën ujë në atë pikë, ndaj ndodhi dhe aksidenti i papritur.

“Balena doli në sipërfaqen e ujit dhe e ngriti varkën në ajër”, tha ai.

/abcnews.al/