VIDEO/ Dygolësh ndaj serbëve dhe kualifikim, mbrëmje super për Selmanin

schedule22:57 - 12 Gusht, 2021

schedule 22:57 - 12 Gusht, 2021

Mbrëmje fantastike për Astrit Selmanin dhe Hammarby. Skuadra suedeze eliminoi serbët e Cukaricki në raundin e tretë të Conference League.

Sfida e parë e luajtur në Serbi, përfundoi 3-1 për vendasit, ndërsa Hammarby reagoi sot, fitoi 5-1 dhe kaloi në fazën “play-off”, aty ku do të ketë përballë Basel.

Sulmuesi dardan, i cili pret debutimin me Kosovën, realizoi dy nga golat e ndeshjes. 24-vjeçari ndodhet në formë shumë të mirë sportive.

Selmani realizoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 26-të pas një aksioni dhe finalizimi shumë të bukur, teksa vulosi suksesin me “manita” në minutën e 72-të.

Dygolësh i paharrueshëm për sulmuesin e lindur në Malmo, i cili është kthyer në liderin e ofesnivës së Hammarby, klub që një nga pronarët ka Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al