VIDEO/ Dy gola të shpejtë: Lewandowski ndëshkon londinezët, Barcelona nis festën

schedule21:15 - 8 Gusht, 2020

schedule 21:15 - 8 Gusht, 2020

Vijnë golat e parë në dy sfidat e mbrëmjes së sotme në Champions League. Bayern Munchen po luan ndeshjen e kthimit përballë Chelsea dhe ka kaluar në avantazh në minutën e dhjetë.

Bavarezët fituan një penallti dhe Robert Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë, duke mposhtur “veteranin” Caballero dhe duke kaluar përpara ekipin vendas. Kampionët e Gjermanisë ka fituar 0-3 duelin e parë të luajtur në “Stamford Bridge” dhe kualifikimi në çerekfinale është thjesht formalitet.

Gol edhe në “Camp Nou”, aty ku po përballen Barcelona dhe Napoli. Dhjetë minuta ka rezistuar skuadra e Gattusos në stadiumin mitik. Katalanasit kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e dhjetë me anë të Clement Lenglet.

https://streamable.com/ylg5gr

Mbrojtësi francez shfrytëzoi një kros të Rakitic nga goditja e këndit, kërceu bukur dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë. Avantazh i rëndësishëm për vendasit, ndërsa miqtë italianë duhet të shënojnë, pasi takimi i parë është mbyllur në barazim 1-1. /abcnews.al