VIDEO/ Dy gola si dy pika uji, si Hygor shënoi vjet edhe Silvio Junior

schedule08:29 - 23 Janar, 2020

schedule08:29 - 23 Janar, 2020

Hamdi Salihi ka qenë një nga ata lojtarë që i pëlqente të shënonte me akrobaci. Disa herë e ka dërguar topin në rrjetë me roveshatë, ndërkohë që në Shkodër tashmë diçka të tillë e bëjnë brazilianët.

Të martën ishte Hygor që realizoi një gol shumë të bukur kundër Flamurtarit. Sulm nga e djathta, krosim i Gligorov në zonë dhe mesfushori brazilian me roveshatë e shtangu portierin Shpëtim Moccka. Duartrokitje nga tifozët, për perlën e realizuar.

GOLI IDENTIK – Një vit më parë, në fund të muajit mars, një tjetër brazilian shënonte për Vllazninë në të njëjtën mënyre. Ishte sulmuesi Silvio Junior, i cili në të njëjtën portën, nga një krosim nga po i njëjti pozicion, ekzekutonte me roveshatë topin e hedhur në zonë nga Arsid Kruja. /abcnews.al