Bashkia e Elbasanit ka vënë në dispozicion konviktin e qytetit për të gjithë banorët që nuk mund të kthehen në banesat e tyre pas zjarrit të rëndë në lagjen “Qemal Stafa”.
Qytetarëve do t’u ofrohet strehim dhe ushqim, ndërsa do të mundësohet edhe sigurimi i ilaçeve për ata që kanë nevojë.
Ky është një nga hapat e marrë nga Bashkia e Elbasanit për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga ngjarja e rëndë, ndërsa vijon puna për vlerësimin e situatës dhe dëmeve të shkaktuara në pallat.


