Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar në Real Story zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.
Sipas Bimos, Trump e ktheu situatën në një referendum ndaj vetë presidencës së tij.
Sipas tij, koncepti “Amerika e Para”, me të cilin Trump fitoi zgjedhjet, ka humbur kredibilitetin.
Megjithatë, ai veçon luftën kundër emigracionit të paligjshëm, të cilën e konsideron një prej fushave ku administrata Trump mund të regjistrojë sukses.
“Duket një strategji komunikimi e gabuar e presidentit. E ktheu në një referendum ndaj presidentit. Lufta me Iranin bëri që koncepti “Amerika e Para” të diskreditohej. Amerika ishte kthyer në një krah të armatosur që, kur kishte kriza, futej. Në rastin e Iranit, me ose pa të drejtë, në atë luftë i kanë futur izraelitët, pavarësisht se ka analistë që thonë të kundërtën. Shumë amerikanë vënë në dyshim që Izraeli po futet në SHBA.
Koncepti “Amerika e Para”, me të cilin ai fitoi zgjedhjet, është diskredituar. Nuk mund të riindustrializosh Amerikën. Ishte evidente që nuk mund të sillte rezultate. E humbi kredibilitetin për xhepin e amerikanëve. Për gjërat e mira nuk para llogariten. Lufta kundër emigracionit ilegal mund të quhet sukses.
Strategjia e komunikimit të Trump ka qenë e gabuar,e konsideronte veten si Mesia, plus edhe arroganca e tij. Kriza financiare e viteve 2008–2009 u zgjidh në mënyrën më të gabuar të mundshme.” / abcnews.al /


