VIDEO | Dy gola në “San Siro”, Biraghi qetëson Interin. United zgjidh kualifikimin

schedule21:35 / 27/02/2020

Interi po përballet në “San Siro” me Ludugorets, ndeshje që zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të frikës nga koronavirusi (ndeshja e parë përfundoi 2-0 për zikaltrit). Bullgarët kanë surprizuar duke kaluar në avantazh në minutën e 26-të, por avantazhi i tyre zgjati gjashtë minuta.

Braziliani Cicinho hodhi një top në zonën zikaltër nga krahu i djathtë dhe patrioti i tij, Oliveira Souza mposhti Padellin. Skuadra e Contes reagoi dhe barazoi shpejt ndeshjen. Biraghi mori një pasim nga Eriksen dhe shënoi me anë të një diagonale.

Manchester United po luan në “Old Trafford” kundër Club Brugge (1-1 ndeshje e parë) dhe ka kaluar në avantazh. Miqtë mbeten me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të mbrojtësit Deli, i cili shkaktoi edhe penallti.

Bruno Fernandes nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 27-të, ndërsa Ighalo realizoi të dytin në minutën e 35-të. Goli i parë me United për sulmuesin nigerian, i cili shfrytëzoi një asist të Juan Mata. /abcnews.al

schedule21:35 / 27/02/2020