VIDEO/ Duke kërcyer “Live is Life”, homazhi i veçante i Tagliaficos

schedule08:37 - 26 Nëntor, 2020

schedule 08:37 - 26 Nëntor, 2020

Diego Armando Maradona u nda dje nga jeta pas arrestit kardiak, teksa kurohej në shtëpinë e tij për atë operacion në tru të kryer pak javë më parë. Lajmi i ikjes së tij ka pikëlluar gjithë botën, teksa dje u luajtën edhe ndeshjet e Champions League.

Ajax luajti ndaj Midtjylland dhe fitoi pastër me shifrat 3-1. Para ndeshjes bashkëkombasi i Maranonës, Nicolas Tagliafico duke zhvilluar nxehjen e zakonshme vendosi t’i bëjë një homazh të veçantë idhullit të tij.

Mbrojtësi i Ajax riktheu në “skenë” kërcimin e famshëm të Maradonës me këngën Live is Life të Opus. Mbrojtësi vendosi kështu të përcillte Maradonën, një prej më të mirëve ndonjëherë. /abcnews.al