VIDEO/ Doli me paterica nga stadiumi, Mbappe reagon pas dëmtimit

schedule12:19 - 25 Korrik, 2020

schedule 12:19 - 25 Korrik, 2020

“Nuk mendoj ta kem thyer”, kështu është shprehur Kylian Mbappe teksa po dilte nga fusha e lojës, gjatë finales së Kupës së Francës kundër Saint-Etienne. Spanjolli pas ndeshjes u pa me paterica dhe për të frika ishte e madhe se kishte pësuar një frakturë që mund t’i mbyllë sezonin.

Kampioni i botës ndihet mirë dhe tashmë ka reaguar përmes një postimi të bërë në Twitter. Ai nuk zbulon shumë rreth dëmtimit të tij, por vetëm i falënderon të gjithë për mesazhet që i kanë dërguar.

“Të zgjohesh si fitues nuk ka asnjë ndjenjë më të mirë të mundshme. Faleminderit shumë për mesazhet, më keni prekur shumë. Puthje për të gjithë dhe kalofshi një fundjavë të bukur”, shkruan Mbappe, ndaj të cilit ndërhyri rëndë Loic Perrin, i ndëshkuar me karton të kuq në finalen e djeshme që PSG e fitoi falë një goli të Neymar. /abcnews.al